Zhduket një shqiptar në bjeshkët e Brodit, operacion i madh për kërkim -shpëtim

26 vjeçari, Admir Adili nga fshati Borje i Shqipërisë është raportuar i zhdukur pasi që më 4 shtator kishte dalë në bjeshkët e fshatit Brod, të Dragashit për të mbledhë Boronica, kur shokët e tij ishin kthyer nga bjeshka, ndërsa ai nuk u kthye.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se që nga momenti i raportimit të personit si person zhdukur Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim –shpëtimi.
“Me datat 05, 06 dhe 07 Shtator operacioni është zgjeruar, në këtë operacion përveç policisë së të dy vendeve janë përfshirë FSK –ja, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe vullnetar. Dje me datë 07.09.2022 vet Drejtorit Rajonal Policisë së Prizrenit , Kolonel Faton Alija, me stafin e tij ka dal në vend ngjarje për të koordinuar operacionin, aty ai u konsultua me Komandantin e Stacionit Policor të Dragashit, me Policinë Kufitare të Kosovës, me Policinë Kufitare te Shqipërisë, me Njësinë Kërkim-Shpëtimit të FSK-ës dhe me pjesëtaret e Shoqatës së Kosovës për kërkim-Shpëtim ( OJQ)”, thuhet në njoftimine Policisë.
Tutje Policia ka njoftuar se nga drejtori rajonal është urdhëruar që sot në operacion të dërgohet edhe Njësia e Reagimit të Shpejt si dhe hetuesit rajonal për të marr rastin në kompetencë.
Përpos personelit të përfshirë në këtë rast, FSK-ja ka përdorur për kërkim edhe qentë e terenit dhe motoçikleta me 4 rrota për teren malore.
Po ashtu Policia e Shqipërisë, ka përdorë dhe vazhdon ta përdor dronin.
Policia ka thënë se Kryetari i Komunës së Dragashit është i informuar me rast dhe sipas mundësive edhe Komuna do të angazhohet dhe të mbështes këtë operacion./21Media

Back to top button