Kurti: Kush udhëheq me pavarësinë e gjyqësorit?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Gjykatën Themelore në Prishtinë për “kuptimin e urgjencës” me të cilat i trajton lëndët.
Në një shkrim në “Facebook”, ai ka bërë një listë të disa vendimeve të kësaj gjykate, duke kritikuar Themeloren për heshtje ndaj kërkesës së asamblistëve të VV-së për rastin ndaj Ndërmarrjes Publike për pronën publike. Për dallim nga ky rast, ai ka marrë shembuj të “punës së shpejtë” të Gjykatës, rastin e PDK-së kundër tarifave të rrymës dhe kërkesëpadinë e ish-drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore.

“Një muaj heshtje ndaj kërkesës së asambleistëve për masë të sigurisë, për mbrojtje të 17 mijë m2 pronë publike në Prishtinë. Masa e sigurisë, analoge me atë të masës së përkohshme, natyra e së cilës kërkon reagim të menjëhershëm të gjyqësorit, mbetet e pa adresuar për 30 ditë me radhë. Në vendosje e sipër, në bazë të ankesës së Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me tarifat e energjisë elektrike, Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi për 3 ditë. Pra, 30 ditë deri tani, për shqyrtim të kërkesës për mbrojtje të pronës publike. E 3 ditë për një çështje të afektuar nga kriza globale e energjisë elektrike. Ndërsa kërkesëpadinë e ish drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore, Gjykata e trajton pas 48 orësh. Kush vendosë për shpejtësinë e reagimit të gjyqtarëve? Si ndahen lëndët dhe pse nuk përdoret sistemi elektronik i menaxhimit të lëndëve? Kush udhëheqë me pavarësinë e gjyqësorit?”, ka shkruar Kurti./21Media
Back to top button