Zhduket një vajzë në Prishtinë

Një grua në Prishtinë e ka raportuar të zhdukur vajzën e saj, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Referuar raportit ditor të policisë thuhet se ankuesja ka njoftuar se viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk di asgjë për vendndodhjen e saj.
Tutje është bërë e ditur se rasti ka ndodhur më 24 prill në lagjen Ulpiana.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin ditor të policisë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?