Zhduket një vajzë nga Mitrovica

Një vajzë është raportuar si e zhdukur në polici nga babai i saj.
Ai ka njoftuar policinë se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë 06.01.2023 – 18:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Policia ka thënë se rasti është duke u hetuar./21Media