Zhdukja e 43 studentëve në Meksikë, arrestohet ish-prokurori i përgjithshëm

Ish-prokurori i Meksikës, Jesus Murillo Karam është arrestuar në lidhje me zhdukjen e 43 studentëve në vitin 2014.
Karam, i cili drejtoi një hetimin, është akuzuar për zhdukje, torturë dhe pengim të drejtësisë.
Studentët u zhdukën gjersa udhëtonin me autobus në qytetin Iguala në rrugën e tyre për një protest në Mexico City.
Përveç fragmenteve të kockave të gjetura nga tre prej tyre, asgjë nuk dihet më shumë për fatin e studentëve të zhdukur.
Policia hapi zjarr ndaj autobusëve që transportonin studentët mbrëmjen e 26 shtatorit të vitit 2014, por ajo që ndodhi më pas është e diskutueshme.
Zhdukja e tyre misterioze shkaktoi valë tronditëse në mabrë botën dhe shkaktoi protesta të gjera në Meksikë, kundër mosndëshkimit dhe bashkëpunimit shtetëror në krimin e organizuar.
Ai është zyrtari më i lartë i qeverisë që është arrestuar në lidhje me zhdukjen e studentëve deri më tani./21Media

Back to top button