Zhdukja e dy vajzave në Pejë, hetimet janë duke vazhduar

Ende asgjë nuk dihet për dy vajzat që janë zhdukur në Pejë. Ka një javë që nuk dihet gjë për vendodhjen e tyre.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha për portalin rtv21.tv se policia po punon për gjetjen e tyre.
“Ende nuk kemi diçka konkrete. Në momentin që do të kemi ne do të njoftojmë”, tha Rugova.
Sa i përket këtij rasti ka reguar sot deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami. Ajo ka bërë thirrje që të çohet i gjithë shteti në këmbë derisa të gjenden dy vajzat.
“Si nënë e dy vajzave ky lajm më ka tmerru dhe prej momentit që e kam dëgju nuk mendoj asgjë tjetër. Për çudi, kjo ngjarje po kalon pa shumë vëmendje, pa shumë angazhim të shtetit, të institucioneve shtetërore”, shkruan Bajrami në Facebook./21Media

Back to top button