Zhegrova futbollisti i javës në kampionatin zviceran
Edon Zhegrova është zgjedhur futbollisti më i mirë i javës së 15-të në elitën e futbollit zviceran.
Zhegrova kontribuoi me dy asistime dhe bëri paraqitje të mirë për Baselin, ndërsa luajti vetëm 59 minuta, në udhëtim te Luzerni.
Futbollisti nga Kosova është duke kaluar nëpër një kohë fantastike, teksa ka regjistruar katër gola dhe gjashtë asistime këtë edicion me ish-kampionët e Zvicrës.
