​Zhegrova: Shpresojmë që me këtë trajner ta arrijmë kualifikimi

Kombëtarja e Kosovës e nisi sot epokën me trajnerin e ri Franco Foda me fitore kundër Armenisë.

“Dardanët” e mposhtën si mysafirë Armeninë 1:0 në Yerevan, me golin e vetëm që u shënua nga Milot Rashica në minutën e 26’.

Tani, pas fitores së sotme për mediat foli ylli i Kosovës, Edon Zhegrova i cili tha se e kaluara duhet të lihet mbrapa, dhe të synohet kualifikimi.

“Të kaluarën duhet ta harrojmë dhe të shikojmë përpara. Shpresojmë që me këtë trajner ta arrijmë kualifikimin. Kemi punuar shumë mirë taktikisht. Trajneri ka qenë i lidhur me shumë lojtarët. Do të jetë me rëndësi të qëndrojmë të bashkuar”, tha Zhegrova.

Ndeshja e radhës e Kosovës është më 26 mars në Budapest kundër Hungarisë.

Back to top button