Zhvendoset qendra e votimit “1 Tetori”, këtu duhet të votoni!

Votuesit të cilët e kanë për qendër të votimit sallën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë do të transferohen për të votuar në Fakultetin e Edukimit. Kjo u bë e ditur sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Salla “1 Tetori” përveç si qendër e votimit në ditën e zgjedhjeve, ka shërbyer deri më tani edhe si vend për grumbullimin e materialeve zgjedhore nga komuna e Prishtinës.
Ky njoftim i KQZ-së vjen pasi salla “1 Tetori” është duke shërbyer si qendër e vaksinimit dhe imunizimit të popullatës./21Media 

Back to top button