Zhvillimet në Lindjen e Mesme, Berjani: Çmimet e naftës po rriten, këto janë aktualet

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani tha se kjo ka ndikuar edhe në Kosovë çmimet e naftës po rriten për shkak te tensioneve në mes te Izraelit dhe Iranit.
“Kjo po shkakton frike për ndërprerje te furnizimit duke ndikuar ne rritjen e çmimeve. Irani prodhon një pjesë të madhe të naftës në botë dhe kontrollon ngushticën e Hormuzit, një pikë ku kalon afërsisht 20% e naftës botërore. Çdo eskalim i kësaj situate do të ndikoj më shumë në rritjen e naftës ndërsa ndonjë marrëveshje paqeje e ndërmjetësuar nga SHBA mund të qetësoj tregun e naftës. Çmimi i naftës ne Kosove sigurisht qe ndikohet gjithashtu nga këto zhvillime gjeopolitike për shkak qe Kosova importon pjesën me te madhe te naftës. Çmimet aktuale ne Kosove janë: Diesel: 1.14€-1.24€, Benzine: 1.15€-1.25€”, shkroi Berjani./21Media