“Zhvleftësuat mbi 50 mijë votat tona duke i bërë të pavlefshme”

Reagon Kryetari i partisë “Fjala”

Kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të para preliminare të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 qershorit.
Ai tha se iu është mohuar padrejtësisht të kenë  komisioner për ruajtjen e votës së tyre.
“50 mijë fletëvotime të pavlefshme. Kjo tregon qartë qëllimin e juaj. Ju e dëmtuat Partinë FJALA që garoj me njerëz me vlera dhe vullnet të pastërt. Ju me strategjinë e juaj profesionale zhvleftësuat mbi 50 mijë votat tona duke i bërë të pavlefshme”, thuhet në reagimin e partisë.

Kelmendi tha se në vitin 2010 kur askush nuk më njihte, fitova i vetëm mbi 4 mijë vota.
“Në vitin 2014 fitova i vetëm mbi 10 mijë vota. Tash sëbashku me 109 kandidat të tjerë na ” dolën ” rreth 6 mijë vota”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se dje më 11 qershor janë mbajtur zgjedhjet parlamentare ku nga 90.04 përqind të votave të numëruara deri më tani nga Komisioni Qendror Zgjedhor, koalicioni PDK-AAK-Nisma vazhdon të prijë me 34.66 përqind të votave, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka kaluar në vendin e dytë me 26.58 përqind, duke dërguar në vendin e tretë koalicionin LDK-AKR-Alternativa që tash ka 25.83 për qind./21Media

Back to top button