Zi në familjen e Robin Krasniqit, boksieri me postim emocionues

Në familjen e Robin Krasniqit ka zi. Boksieri sot njoftoi se ka humbur jetën gjyshja e tij, për të cilën tha se e rriti dhe e këshilloi gjatë gjithë jetës.
“Të Zotit jem dhe tek aj do të kthehemi! U bëfsh banore e Xhenetit Gjyshja jem, u rritëm nëpër duart tua, u këshilluam shumë nga ti, dashnia jote për neve ishte gjithmonë deri në frrymën e fundit, na e bon Hallall nëse ndonjëherë të kem mërzit! Sot na i coptove zemrat! Do të duam e të kujtojmë gjithmonë Gjyshja jonë!”, shkroi Krasniqi, në postimin që publikoi fotografi me gjyshen e ndjerë./21Media

 

Back to top button