Rama tregon se kur pritet të fillojë ndërtimi i Spitalit të Prishtinës

Ndërtimi i Spitalit të Prishtinës pritet të fillojë gjatë vitit 2023. Kështu u paralajmërua në takimin e mbajtur nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama; ministria e Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe drejtori komunal i Shëndetësisë, Izet Sadiku.
Në këtë takim u tha se punët për vendosjen e spitalit janë duke ecur sipas planit.
“Bashkë me ministrin u miratua që të kemi një shoqëri të ngushtë në një person dhe sistem të mirëfilltë, i cili do të bëjë shërbime në Prishtinë”, ka shkruar Rama në “Facebook”.
Në muajin qershor, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama së bashku me ministrinë e Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe përfaqësuesit e tyre kanë shpalosur projektin për Spitalin e Përgjithshëm të kryeqytetit./21Media

Back to top button