Ziadeh për vrasjen e gruas në Ferizaj: Femicid, paraqet një rast tjetër të mjerueshëm të një jete të shuar

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka reaguar për vrasjen e gruas në Ferizaj.

Ajo e ka quajtur këtë femicid derisa ka thënë se paraqet një rast tjetër të mjerueshëm të një jete të shuar në mënyrë të pakuptimtë.

“është një humbje e pakthyeshme për familjen e gruas, por është gjithashtu një plagë për të gjithë shoqërinë”.

Ajo u ka kërkuar autoriteteve të sigurojnë drejtësi të shpejtë.

“UNMIK-u solidarizohet dhe do të vazhdojë të mbështesë të gjithë individët dhe organizatat që po luftojnë për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave”, ka shkruar Ziadeh në platformën X ./21Media

Back to top button