Zjarr gjigant përfshin hekurudhat dhe shtëpitë e Meksikës

Një zjarr i madh ka përfshirë një linjë treni dhe shtëpi në Aguascalientes, në Meksikën qendrore, pas një aksidenti me kamion me karburant.
Videoja dramatike e zjarrit u bë virale në mediat sociale, duke përfshirë pamjet ajrore të tymit të zi që mbulon një zonë të madhe të qytetit. Një video tregoi një tren mallrash që vërshonte mes flakëve, përcjell portali rtv21.tv
Faqja e internetit El Universal e Meksikës thotë se më shumë se 1500 njerëz u evakuuan. Disa shtëpi dhe makina janë djegur nga zjarri.
Nuk ka raportime për të vdekur, por disa persona janë dërguar në spital. Policia ka ndaluar drejtuesin e kamionit.
Një postim në Facebook i kryebashkiakut Leo Montañez flet për 300 shtëpi në zonën e përplasjes, 120 prej të cilave janë dëmtuar.
Nuk dihet saktësisht se si ndodhi përplasja. Raportet fillestare thanë se kamioni ishte përplasur me një tren, por agjencia e lajmeve Reuters tani thotë se kamioni goditi një mbikalim.
Firma shtetërore e naftës Pemex ka mohuar të ketë në pronësi kamionin dhe thotë se po ndihmon përpjekjet për të kontrolluar zjarrin.
Rreth 200 zjarrfikës po përpiqen të frenojnë flakët, raporton El Universal.
Një video e xhiruar nga një makinë e parkuar aty pranë tregoi një tren të gjatë ngarkesash që kalonte mes flakëve në të dy anët e trasesë.

Back to top button