Zjarr i madh në Çairçankë, digjen katër objekte

 

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë Veriore për TV21 ka kumtuar detaje për zjarrin e madh në Çairçanjë të Çairit.

Njoftojnë se janë djegur katër objekte. Dy shitore, një servis për biçikleta dhe motoçikleta dhe një çajtore.

“Më 25.05.2021 rreth orës 17:00, jemi njoftuar se ka shpërthyer zjarr i cili deri në këtë moment ka kapur dy shitore – një servis për biçikleta dhe motorë, një shtëpi dhe një çajtore. Deri në këtë moment, nuk ka persona të lënduar si pasojë e zjarrit. Për momentin ende punohet në shuarjen e zjarrit dhe intervenohet me 8 automjete”, thonë për TV21 nga MPB-ja./Tv21

Back to top button