Zjarr i madh në një diskotekë në Prizren, Policia jep detaje për RTV21

Një diskotekë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Prizren.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
I njëjti bëri të ditur se përveç dëmeve të shumta materiale, nuk ka të lënduar.
“Sot në mëngjes me datë 30.12.2024, në ora 05:00 është raportuar se në rrugën “Transiti I ri” në Prizren e ka kapluar zjarri një diskotek. Dëmi material është shumë I madh por të lënduar nuk ka. Policia dhe zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje menjëher. Pasi që të shuhet zjarri do të bëhet edhe egzaminimi I vendit nga forenzika dhe ekspertët e zjarrit”, ka thënë Bytyqi./21Media