Zjarr në disa lokale në Sllatinë, Policia jep detaje për RTV21

(Lajm i përditësuar)
Këtë të enjte rreth orës 05:00 ka shpërthyer një zjarr në disa lokale në fshatin Sllatinë e Madhe.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për portalin rtv21.tv ka thënë se përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, nuk raportohet për të lënduar.
“Rreth orës 05:00, është pranuar informata për një zjarr në disa lokale në fshatin Sllatinë e Madhe. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ftuar zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve të konsiderueshme materiale”, ka thënë Borovci./21Media
Zjarr i madh te “Parku i Pishave” në Sllatinë
Një zjarr i madh ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në një minimarket dhe një lokal në Sllatinë të Fushë Kosovës.
Lajmin për poralin rtv21.tv e ka konfirmuar Malë Gashi, komandant i zjarrfikësve të Prishtinës.
Përveç, dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
“Sot, në ora 04:55 min, kemi pranuar informatë për zjarr në një lokal “te pishat” në Sllatinë! Ekipet e zjarrfikës menjëherë kanë dalë në vendin e lartë përmendu, në zjarr ishin të përfshirë një minimarket dhe një lokal dhe zjarri ishte në fazën më të lartë të zhvillimit, pra, tërësisht ishin të përfshirë nga zjarri. Nga ky zjarr rrezikoheshin edhe objektet tjera në afërsi. Sipas raportit, nuk ka njerëz të lënduar”, ka thënë Gashi për rtv21.tv./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?