Zjarr në njehsorët e rrymës në një objekt, arrestohet një i dyshuar

Një person është arrestuar pasi që dyshohet se ia ka vënë zjarrin njehsorëve të rrymës elektrike të një objekti në Fushë Kosovë.
Lajmin për portlin rv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë pëe rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 00:30 në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, është raportuar një zjarr në njehsorët e rrymës elektrike të një objekti. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” ka identifikuar një person të dyshuar, dhe të njëjtin me rekomandimin e prokurorit të shtetit e ka dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, ka thënë Borovci./21Media