Zjarr në afërsi të Gërmisë
Pamje nga vendi i ngjarjes
Një lokal i pashfrytëzuar është përfshirë nga zjarri, në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë, rastin e ka konfirmuar për 21Media, zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi, por ende nuk dihen shkaqet!
21Media ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Siç shpjegojnë dëshmitarët për 21Media, në vendin e ngjarjes kanë arritur 4 njësi të zjarrfikësve. Atje nuk është parë ndonjë autoambulancë.
Dëshmitarët të cilët kanë folur për 21Media dyshojnë që zjarri është pasojë e djegës së ndonjë trafo sepse thonë së në atë zonë nuk ka rrymë aktualisht, por kjo ende nuk është konfirmuar nga organet kompetente!
Për më shumë detaje 21Media do të ju mbajë të informuar. /21Media