Çitaku i reagon VV- së: Sondazhet janë sondazhe, ejani të shkojmë në zgjedhje

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimit të rezlutateve të sondazhit nga Ubo Consulting, sipas të cilit Lëvizja Vetëvendosje del me 49.5 përqind, PDK me 17.1 derisa LDK-ja renditej e treta me 16 përqind.

Çitaku e ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje që nëse janë të kënaqur me sondazhin, le të shkojnë në zgjedhje. Nënkryterja e PDK-së propozoi datën 9 qershor, si datë për zgjedhje.

“Sondazhet janë sondazhe. Herë ia qëllojnë, herë jo. Zgjedhjet janë zgjedhje. Ato janë të sakta
VV, nëse jeni të kënaqur, ejani shkojmë në zgjedhje. 9 Qershor?
PDK është gati.”, ka shkruar ajo. /21Media

Back to top button