Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën një i moshuar

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në rrugën “Muzafer Spaho”, në Tiranë.
Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën një 75-vjeçar, i cili jetonte i vetëm.
“Më datë 19.01.2025, rreth orës 20:00, në rrugën “Myzafer Spaho”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një banesë private të një të moshuari rreth moshës 75 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë”, njoftoi policia.
Sipas hetuesve i moshuari jetonte në kushte të mjerueshme dhe për të mbijetuar mblidhte kanaçe. /vizionplus.tv