Zjarr në një fabrikë në Budrikën e Poshtme të Parteshit

Një fabrike prodhuese në komunën e Parteshit është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Sipas Policisë, zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin që ka shpërthyer në rrethana ende të pa njohura.
Lajmin e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilan.
‘’Më 08.02.2024 në ora 00:50 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar informacion se në fshatin Budrikë e Poshtme, një objekt (fabrikë prodhuese) është përfshirë nga zjarri”- ka thënë Osmani.
Sipas tij njësitet policore relevante së bashku me njësitin e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes./kallxo