Zjarr në një fabrikë në Parkun e Biznesit në Drenas

Një fabrikë në Parkun e Biznesit në Drenas sot është përfshirë nga flakët. RTV21 ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet tym i zi.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmet.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button