Zjarr në një kamp të refugjatëve në Francë

Lëndohen dhjetëra refugjatë

Si pasojë e zjarrit i cili shpërtheu në një kamp të refugjatëve në veri të Francës janë lënduar me dhjetëra refugjatë, ndërsa kampi është shkatërruar në tërësi, kanë njoftuar zyrtarët francezë.

Zjarri shpërtheu të hënën në mbrëmje në kampin Grant Sint, në afërsi të qytetit Dankerk, në të cilin kanë jetuar mbi 1500 refugjatë, të cilët ishin vendosur aty, me shpresë për të hyrë në Britani, shkruan

Sipas zyrtarëve, zjarri shpërtheu pas një grindje dhe përplasje fizike mes refugjatëve kurdë dhe afganë. Në këtë përleshje kanë qenë të përfshirë mbi 150 persona, me ç’rast gjashtë refugjatë janë plagosur me armë të ftohta.

Policia franceze ndërhyri në kamp, për të ndalur përleshjen. Zjarrfikësit tentuan të shuajnë zjarrin, i cili kaploi shtëpizat e refugjatëve, të cilët u evakuuan dhe u dërguan në qendra tjera të përkohshme të pranimit.

Dëshmitarët theksuan se përleshja filloi pas shtimit të numrit të refugjatëve afganë në kamp, pas mbylljes së kampit të quajtur Xhungla në qytetin Kale.
Kampi Grant Sint është hapur në vitin 2016 dhe është ndërtuar nga organizata Mjekët pa Kufij./21Media

Back to top button