Kaloni te përmbajtja kryesore

Zjarr në një ndërtesë në Ferizaj

Një ballkon i një banese në Ferizaj është kapluar nga zjarri në orët e pasditës të së martës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se nuk raportohet për të lënduar.

“Sot, rreth orës 14:39 kemi pranuar një informatë se në rrugën “Besim Rexhepi ” në Ferizaj, në një ballkon të një banese është një incident zjarri. Patrulla e policisë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa të mënjehershëm kanë qenë edhe një ekip e zjarrëfikësve dhe është shuar zjarri. Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Veseli./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button