Zjarr në një restorant në Ferizaj

 

Një incident zjarri ka ndodhur sonte në një restorant në Ferizaj.Nga ky rast nuk ka ndonjë person të lënduar. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas Veselit, ora elektrike në restorant ka marrë flakë dhe se zjarri më pas është lokalizuar.“Rreth orës 19:15, ka qenë një incident zjarri në rrugën e Reçakut në Ferizaj, në një restorant, ora elektrike ka marrë flakë. Policia ka reaguar menjëherë, zjarrfikësit e kanë fikur zjarrin edhe KEDS-i e ka ndërprerë rrymën. Nuk ka të lënduar dhe nuk ka pasur nevojë as për panik. Zjarri është lokalizuar shumë shpejt”, ka thënë ai./kallxo.com

Back to top button