Zjarr në një shtëpi në Prishtinë, gjendet një person i vdekur

 

Dyshohet se një përson ka vdekur pasi një shtëpi është përfshirë nga zjarri në rrugën “Musine Kokollari” në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur ( shtetas i huaj) në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri.”, ka thënë ai.

“Po ashtu bëhet e ditur se aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rastin respektivisht për rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë si dhe shkaqeve të zjarrit, por edhe ndërlidhjen eventuale mes tyre./21Media

Back to top button