Zjarr në Spitalin e Durrësit

Nisin hetimet

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet lidhur me zjarrin që ra në dy pavijone të spitalit rajonal të Durrësit pak pas mesnatës së  premtes më 10 janar.

Nga flakët u përfshi Pavijoni i Kardiologjisë dhe Nefrologjisë.

Në spital ka pasur edhe pacientë të shtruar të cilët nuk kanë pasur lëndime.

Menjëherë është bërë evakuimi i personave të shtruar ndërkohë forcat e zjarrfikëses dhe policia ndodhen në vendngjarje për të zbardhur sesi nisi zjarri. Pacientet e shtruar në këto reparte u akomoduan në ambjentet e tjera.

Spitali i Durrësit nuk ka dalë ende me një informacion zyrtar mbi situatën emergjente të krijuar gjatë orëve të para të ditës së shtunë, ndërsa hetimet pritet të zbardhin më tej incidentin.

Dyshohet se zjarri u shkaktua nga mbingarkesa e rrjetit elektrik nga pajisjet e përdorura për ngrohjen e ambjenteve, forcat e zjarrfikëses dhe Policia ndodhen në vendngjarje./oranews

Back to top button