Zjarr në zyren e arkivit të stacionit policor në Drenas

 

Është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme zyra e arkivit në Stacionin Policor në Drenas.

Zjarri është lokalizuar dhe policia ka filluar punën për evidentimin e dëmeve që janë shkaktuar, si dhe po analizon rrethanat për ndriçimin e shkaqeve të zjarrit.

Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci,

“Rreth orës 13:00 është vërejtur një tym në zyrën e arkivit të stacionit policor në Drenas. Nga ana e zyrtarëve policor që kanë vërejtur tymin janë përdorur aparatet për shuarjen e zjarrit dhe njëkohësish janë ftuar edhe zjarrfikësit. Në vendin e ngjarjes poashtu është ftuar edhe IPK. Zjarri është lokalizuar dhe policia ka filluar punën për evidentimin e dëmeve që janë shkaktuar, si dhe po analizon rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e shkaqeve të zjarrit”, ka njoftuar Borovci./21Media

Back to top button