Zjarr te Qendra Tregtare në Bregun e Diellit, Policia jep detaje

(Lajm i përditësuar)
Zjarr te Qendra Tregtare në Bregun e Diellit, Policia jep detaje
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se nga zjarri në një objekt në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë nuk raportohet për persona të lënduar.
”Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një zjarr në një objekt në lagjen Kodra e diellit në Prishtinë.Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.
Zjarr te Qendra Tregtare në Bregun e Diellit
Afër objektit të Qendrës Tregtare në Bregun e Diellit ka shpërthyer një zjarr.
Sipas fotografive që ka siguruar RTV21, djegia po ndodh në një hapësirë të jashtme të objektit.
Portali rtv21.tv ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës si dhe te Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, por ende është në pritje të përgjigjes.

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?