Rutte: Jemi të sigurt tani, por jo më vonë

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrat e jashtëm të vendeve nga Weimar+, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, të enjten ka deklaruar se Evropës i duhet “të rrisë shpenzimet në mbrojtje”, duke vënë në pah komentet e shefit të mbrojtjes gjermane, Carsten Breuer, se Rusia deri në vitin 2029 ose 2030 mund të jetë gati për të testuar vendosmërinë e NATO-s në mbrojtjen e territorit të saj.
“Jemi të sigurt për momentin. Mirëpo nuk do të jemi të sigurt në tre apo pesë vjetët e ardhshëm, prandaj duhet të shpenzojmë më shumë”, ka thënë Rutte.
Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e rritjes së prodhimit të pajisjeve mbrojtëse në Evropë, ka raportuar The Guardian.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?