Zjarre në rajonin e Pejës

Gjatë ditëve të fundit në rajonin e Pejës janë shkaktuar zjarre. Më datёn 06.08.2022, Policia ёshtё informuar pёr njё zjarr afёr fshatit Deiq-Klinё, me ç’rast, njёsitet policore kanё shkuar në vendngjarje gjithashtu edhe njёsiti i zjarrfikësve, ku si pasojё e erёrave dhe sipërfaqes sё madhe prej 10 hektarёve, zjarri ka depёrtuar edhe nё zonёn e fshatit Drenoc-Klinё.
Po ashtu, më datёn 09.08.2022, nё fshatin Tomoc-Istog, është shkaktuar njё zjarr aksidental, ku si pasojё sipas tё dëmtuarit, ёshtë djegur sasi e konsiderueshme e ushqimit të kafshëve.
Policia e Kosovës informoi se po ndërmerr dhe do të ndërmarrë masa të vazhdueshme ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme.
“Ne nё vazhdimsi kemi apeluar tek tё gjithё qytetarёt tё cilёt frekuentojnё zonat malore tё rajonit tё Pejёs, qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm nga çdo aktivitet qё mund tё shkaktojë zjarre gjatё pёrdorimit si (shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj).”, ka bërë të ditur Policia./21Media

Back to top button