SHBA do të sigurojë 89 milionë dollarë për çminimin e Ukrainës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do të japin 89 milionë dollarë për Ukrainën për heqjen e minave tokësore të vendosura nga forcat ruse.
Rreth 160 mijë mina janë çaktivizuar në Ukrainë që nga marsi, por rreth pesë milionë ukrainas ende jetojnë në zonat e kërcënuara nga bombat e vendosura nga rusët, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së, përcjell rtv21.tv
Një zyrtar ka thënë se sfida e Ukrainës për të çarmatosur municionet e pashpërthyera “mund të jetë në të njëjtin nivel” me përpjekjet e ngjashme në Vietnam, Kamboxhia dhe Laos pas luftës amerikane të viteve 1960 – 1970.
“Pushtimi i mëtejshëm i paligjshëm dhe i paprovokuar i Rusisë në Ukrainë ka mbushur zona masive të vendit me mina tokësore, mjete të pashpërthyera dhe pajisje shpërthyese të improvizuara”, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Shtetit, raporton BBC
“Këto rreziqe shpërthyese bllokojnë hyrjen në tokat bujqësore pjellore, vonojnë përpjekjet e rindërtimit, parandalojnë komunitetet e zhvendosura të kthehen në shtëpitë e tyre dhe vazhdojnë të vrasin dhe gjymtojnë civilë të pafajshëm ukrainas”, thuhet tutje në dekaratë./21Media

Back to top button