Zjarret në Australi shihen nga hapësira

NASA me imazhe satelitore të zjarreve

Temperaturat e larta rekord në Australi kanë ndezur zjarre në të gjithë vendin, duke djegur miliona kafshë dhe më shumë se 1 mijë e 200 shtëpi.

Mijëra zjarrfikës kanë luftuar kundër zjarreve, por situata po përkeqësohet për shkak të erërave të forta që përhapin flakët.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison ka thënë se autoritetet e vendit do të akordojnë rreth 2 miliardë dollarë australianë gjatë dy vjetëve të ardhshëm për të rindërtuar dhe rikuperuar nga dëmtimet katastrofike nga zjarri.

Morrison theksoi se shuma nuk ishte përfundimtare, duke shtuar se fondet shtesë mund të ndaheshin nëse ishte e nevojshme.

Ndërkohë, agjencia amerikane e hapësirës NASA ka lëshuar imazhe satelitore të zjarreve në Australi.

Aktualisht, më shumë se 10 për qind e parqeve kombëtare të New South Wales janë nën zjarr, përfshirë 20 për qind të Maleve Blu.

Që nga shtatori 2019, zjarret e mëdha kanë djegur të paktën 14 milionë hektarë tokë.

Zjarret janë përkeqësuar nga temperaturat jo të barabarta në pjesë të kundërta të Oqeanit Indian dhe atmosferën e ngrohjes mbi Antarktidë, sipas meteorologëve australianë.

Back to top button