Zjarrfikësit paralajmërojnë protesta

Zjarrfikësit kërkojnë të iu rregullohet gjendja e tyre

Shërbimi i Zjarrfikësve në një konferencë për media bënë të ditur se gjenden në një situatë të rëndë , ku iu mungojnë pajisjet për punë, siguria, pagat e ulëta dhe statusi i padefinuar.

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës kërkuan nga Qeveria në dorëheqje dhe kryetarët e komunave që ta fuqizojnë këtë kategori dhe t’i realizojnë premtimet e dhëna.
Zjarrfikësit paralajmërojnë protestë dhe greva nëse nuk realizohen kërkesat e tyre.

Sindikalistët këtij shërbimi thanë se janë të shtrënguar që të reagojnë ose të marrin masa në shenjë revolte dhe pakënaqësie lidhur me gjendjen alarmante që ka kapluar këtë shërbim dhe mos gatishmërinë e institucioneve për të zgjidhur problemet të cilat në vazhdimësi e përcjellin këtë Shërbim Emergjent.
Zjarrfikësit, në vitin 2019 i përcolli me shumë probleme dhe gjithashtu viti që vjen do të jetë edhe më i vështirë për shkak së institucionet e shtetit nuk kanë planifikuar buxhet për zjarrfikësit, as nga niveli lokal e as ai qendror.

Kryetari i Sindikatës Muharrem Beka tha se përveç pagës bazë kërkesat tjera nuk janë zbatuar dhe janë të diskriminuar.Ai tha se shërbimi i zjarrfikësve ka mbetur pa përkujdesje institucionale.

“Jemi në fund të vitit, komunat nuk kanë siguruar buxhet për zjarrfikësit dhe nuk ka investime qe shumë vjet për këtë shërbim. Zjarrfikësve duhet t’i kthehet dinjiteti, ndërsa sot punojmë në kushte mjaft të vështira edhe me pajisje të vjetëruara. Unë apeloj edhe te Qeveria në dorëheqje dhe te kryetarët e komunave që të gjejnë një zgjidhje nga 1 janari për shërbimin e zjarrfikësve. Kështu që pakënaqësitë janë të mëdha, ligji i pagave duhet të zbatohet, sepse nëse nuk zbatohet ne do të mbesim me paga minimale në vend. Asnjë ligj për zjarrfikësit nuk zbatohet. Kjo situatë duhet t’i shqetësoj të gjithë, marr parasysh edhe fatkeqësitë natyre, si p.sh, tërmeti sic ndodhi në Shqipëri”, deklaroi Beka.

Në mbështetje të zjarrfikësve doli edhe kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini i cili tha se ata janë heronj të gjallë që shpëtojnë jetë, por për fat të keq premtimet që janë bërë nga Qeveria në dorëheqje, nuk i ka përmbush asnjë prej tyre, përveç që kanë mbetur premtime politike në letër. Andaj, si BSPK ai tha se qëndrojnë pas kërkesave të kësaj kategorie e cila është mjaft e rrezikuar në vendin e punës.

Back to top button