Zjarri kërcënon pemët më të mëdha në botë

Një zjarr i madh në Kaliforni po kërcënon pemët më të madha në Parkun Kombëtar Yosemite.
Zjarri i Washburn është dyfishuar  gjatë 24 orëve të fundit dhe tani vlerësohet të ketë djegur 1 mijë e 591 hektarë.
Zjarrfikësit po punojnë në terrene të vështira për të mbrojtur disa nga pemët më të mëdha dhe më të vjetra në botë, transmeton rtv21.tv.
Banorët dhe kampistët pranë zjarrit janë evakuuar dhe tymi i dendur ka përkeqësuar cilësinë e ajrit të rajonit dhe ka errësuar pamjet piktoreske të parkut.
Zjarri, i cili filloi më 7 korrik, kërcënon të paktën 500 sekuia gjigante në Mariposa Grove, duke përfshirë gjigantin e famshëm Grizzly, i cili mendohet të jetë rreth 3,000 vjet i vjetër.
Për momentin asnjë prej tyre nuk është shkatërruar nga zjarri.
Departamenti i zjarrit dhe menaxhimit të aviacionit Yosemite tha se po “mbronte në mënyrë proaktive” duke ngritur një sistem spërkatës për të rritur lagështinë rreth pemëve dhe duke hequr karburantet e mundshme nga vendi.
Shkaku i zjarrit është ende duke u hetuar. Zyrtarët e zjarrfikësve thonë se moti i ngrohtë dhe i thatë po vështirëson kontrollin e flakëve.
Sekuiat gjigante janë disa nga pemët më të mëdha në planet. Më i madhi është 83 metra i gjatë dhe mbi 11 metra në diametër në bazë.
Jetëgjatësia e tyre e jashtëzakonshme – ata mund të jetojnë deri në rreth 3000 vjet – gjithashtu i bën ata ndër gjallesat më të vjetra në Tokë.
Mariposa Grove mban një vend historik në historinë amerikane si zona e parë piktoreske natyrore që mbrohet nga qeveria federale për “përdorim publik, vendpushim dhe rekreacion”. Legjislacioni u nënshkrua nga Presidenti Lincoln në 1864.
Vitin e kaluar, mijëra sekuia gjigante u shkatërruan nga zjarret pyjore në Kaliforni.
Zyrtarët thonë se më shumë se 35,000 zjarre kanë djegur në të gjithë SHBA-në deri më tani këtë vit, që është shumë mbi mesataren.
Temperaturat më të ngrohta dhe kushtet më ekstreme të thatësirës të shkaktuara nga ndryshimet klimatike po i bëjnë zjarret më të zakonshme./21Media

Back to top button