Zjarri në fabrikën e çimentos, shkaku mund të jetë nga defekti i instalimit elektrik

Rreth mesditës, në maje të furrës së lartë rrotulluese të USJE-s është vërejtur tym i dendur. Zjarrin e kanë denoncuar disa qytetarë. Në vendngjarje kanë intervenuar tri vetura të njësisë zjarrfikëse të Shkupit.
Bëhet fjalë për zjarr në rrjetin elektrik dhe kabllot për furnizim me energji elektrike në furrën rrotulluese të USJE-së për prodhimin e çimentos.
Zjarri është i lokalizuar, por vëzhgimi i tij vijon për shkak të temperaturës së lartë të kabllove. Tymi që kanë parë qytetarët në pjesën e sipërme të furrës, ka depërtuar përmes tunelit të ventilimit.
Askush nuk është lënduar dhe nuk janë dëmtuar materialet e prodhimit, furrat dhe oxhaqet, tha Zdravko Tomeski, komandant i zjarrfikësve të Shkupit. Do të bëhet kontroll dhe do të hetohet se si ka shpërthyer zjarri, që shihej nga Kisella Vodë dhe Aerodrom, shkruan TV21./21Media

Back to top button