Zjarri në Kolltuk, Kasami premton ndihmë për banorët e dëmtuar

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, sonte ka dalë në terren pasi ka marrë lajmin se në lagjen Kolltuk janë djegur shtëpi, transmeton TV21.
Ai ka falënderuar zjarrfikësit për intervenimin e shpejtë dhe ka premtuar se komuna do t’u dalë në ndihmë familjeve të dëmtuara.
“Sigurisht se ne do të përkujdesemi që të gjithë ata që janë të dëmtuar nga ky rast, që të shohim se si të gjendemi pranë tyre dhe si t’i sistemojmë në kushtet në të cilat gjenden”, ka thënë Kasami, transmeton TV21.
Në lagjen Kolltuk janë djegur katër objekte banimi. Nuk është raportuar për të lënduar dhe viktima. Zjarri ka arritur të lokalizohet dhe dëmi është vetëm material, kanë raportuar nga zjarrfikësit, raporton TV21./21Media





Back to top button