Zjarri në objekt, Gjykata Themelore e Ferizajt jep detaje

(Lajm i përditësuar)


Zjarri në objekt, Gjykata Themelore e Ferizajt jep detaje

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dalë me njoftim lidhur me zjarrin që ka përfshirë objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik.

“Ju informojmë se sot më 13 mars 2024, rreth orës 04:00 të mëngjesit, zjarri ka kapluar një pjesë e dy zyrave të katit të II-të të objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik.

Ekipi i zjarrfikësve dhe policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes me çka është lokalizuar zjarri, janë ndërmarrë masat e nevojshme dhe zjarri është shuar si dhe kanë zhvilluar procedurat dhe marrjen e provave. Si pasojë e zjarrit ka pas dëme materiale por jo pasoja me njerëz.

Sipas të dhënave të Organeve kompetente dyshohet për zjarrvënie nga persona të panjohur deri më tani.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.


Përfshihet nga zjarri objekti i Gjykatës Themelore në Ferizaj-dega Kaçanik, dyshohet se u bë qëllimshëm nga tre persona

Objekti i Gjykatës Themelore në Ferizaj- dega Kaçanik është përfshirë nga zjarri.

Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai tha se dyshohet se ka të bëjë me zjarrvënie të qëllimshme nga tre persona.

“Ju njoftojmë se me datën 13.03.2024 rreth orës 03:55 kemi pranuar një informatë se në Objektin e Gjykatës Themelore- dega në Kaçanik ishte një zjarrëvënie. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe tê Zjarrëfikësve të cilët rreth orës 04:40 kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin. Si pasojë e këtij incidenti nga zjarri janë dëmtuar dy zyre të kësaj gjykate. Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat e stacionit të Kaçanikut e më pas edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët nën autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet intenzive.Nga hetimet e para dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrëvënie nga 3 persona të panjohur e që hetuesit policer  janë duke grumbulluar  informacione në terren  në zbarrdhejn sa më të shpejtë të këtij rasti.”, tha Veseli./21Media

Back to top button