Kurti i kërkon Agjencisë Kadastrale ta zbatojë vendimin për Deçanin

(Lajm i përditësuar)


Kurti i kërkon Agjencisë Kadastrale ta zbatojë vendimin për Deçanin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me tokën rreth Manastirit të Deçanit.

“Si kryeministër, nuk na pëlqen ai vendim i çuditshëm e i padrejtë, e ndërkohë ka edhe procese të tjera gjyqësore pezull për këtë çështje teksa ne si qeveri s’kemi më mjete legale e juridike për ta anuluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk do ta ndryshoj qëndrimin ndaj këtij vendimi të dëmshëm asnjëherë. Në anën tjetër, s’ka dyshim që anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës do të ishte jo vetëm fitore historike, por edhe hap gjigant për Republikën tonë drejt njohjes së pesëshes evropiane që mundëson anëtarësimin në NATO dhe në BE për Kosovë ne pavarur. Në ushtrimin e gjykimit për këtë çështje jam prirë nga arsyeja e shëndoshë. Askush nuk ka të drejtë t’ia ndalë Kosovës të drejtën për të qenë shtet i barabartë me çdo shtet tjetër të kontinentit. Askush s’ka të drejtë t’ua humbasë qytetarëve të drejtën që të ndihen qytetarë evropianë duke pasur të drejtën për t’iu qasur Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut e dhjetëra mekanizmave të tjerë që e përbëjnë makinerinë diplomatike panevropiane”, ka thënë ai.

“Megjithëkëtë për të arritur një qëllim shumë më madhor që ia kemi borxh shtetit e që hap mundësi të papara më herët ne duhet të bëjmë një hap përpara me maturi e përgjegjësi si një vend i pavarur e sovran. Andaj, sot i kemi thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka shtuar Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Tutje, Kurti ka thënë se në lidhje me këtë çështje ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës tashmë i ka dërguar notë verbale njoftuese Këshillit të Evropës.


Kurti mbledh minsitrat

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës me fillim nga ora 11:00.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Qeveria.

Mbledhja do të mbahet në Ndërtesën e Qeverisë./21Media

Back to top button