Zjarri në Përzhinë është lokalizuar dhe nuk ka viktima

Në orët e pasdites shpërtheu zjarr i madh në lagjen Përzhinë të Shkupit.
Pas informacionit të marrë se po digjej një objekt, menjëherë me shërbimet dolëm në terren për t’u ndihmuar zjarrfikësve dhe nga ajo që e mësuam këtu është se bëhet fjalë për objekt të shkollës së vjetër e cila për momentin është në pronësi private, deklaroi kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski.
Ai i falënderoi ekipet e brigadës së zjarrfikësve dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilët siç thotë edhe krahas kushteve të motit e morën detyrën dhe zjarrin e lokalizuan dhe çka është më e rëndësishme nuk ka viktima njerëzorë, as të lënduar, ndërsa nuk janë përfshirë as shtëpi përreth.
Në lagjen Përzhinë të Shkupit në Kisella Vodë, pasdite është vënë zjarr në një barakë të braktisur, gjegjësisht ish-shkollë fillore. Tash për tash nuk dihen shkaqet e zjarrvënies./21Media

Back to top button