Zjarri në Shirokë, Muharremaj kërkon ndihmë

 
Kryetari i Komunës së Suharekës,Bali Muharremaj ka thënë se situata është serioze nga përfshirja e zjarreve në Zonën Industriale në Shirokë.
Ai ka treguar se të gjitha ekipet e zjarrëfikësve janë në teren, teksa ka kërkuar ndihmë nga ata që mendojnë se mund ta japin ndihmë e tyre me cisterna private.
“Poashtu kemi kërkuar ndihmë edhe nga Prizreni dhe Mamusha. Të gjithë ata që mendojnë se mund ta japin ndihmë e tyre me cisterna private i ftoj të na ndihmojnë”, ka shkruar Muharremaj në Facebook./21Media

Back to top button