Zjarri përfshin një ndërtesë në lagjen Emshir të Prishtinës, nuk raportohet për të lënduar

Zjarri ka mbuluar kulmin e një ndërtese në lagjen “Emshir” në Prishtinë mbrëmjen e sotme.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

“Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëher në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”, deklaroi Ahmeti. /21Media

Back to top button