Zjarri shkrumboi tregun industrial
Nuk ka të lënduar
Tregu industrial i Laçit në Shqipëri është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja është shënuar rreth orës 6:00. Raportohet se shkaku ka qenë zjarri në një lokal afër tregut të qytetit i cili më pas ka përfshirë edhe tregun industrial duke e përpirë nga flakët në pak minuta.
Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Nga raportimet paraprake nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Në këtë treg mësohet se zhvillonin aktivitetin rreth 60 tregtarë./oranews