Zogaj: Çështja e rrugës “George Bush” është e mbyllur

Nënkryetari i Prishtinës Alban Zogaj tha se së shpejti do të nisin punimet në bulevardin “George Bush” dhe se projekti do të përfundoj brenda këtij viti.

Duke komentuar protestën e paralajmëruar për këtë të diele nga një grupi qytetaresh në rrejtet sociale të cilët po kërkojnë rihapjen e kësaj rruge për vetura, Zogaj tha se kjo çështje për komunën e Prishtinës është e mbyllur. Këto komente nënkryetari i Prishtinës Alban Zogaj i bëri në magazinën informative 21drejtperdrejt të RTV21.

“Zgjatja e sheshit ose thjesht krijimi i një sheshi të ri, bulevardi të ri ka qenë i kryetarit Rama, ka qenë premtim i kampanjës tonë dhe ne jemi zgjedh, jemi votu me atë premtim, andaj edhe po i realizojmë premtimet tona. Gjithashtu edhe një prej premtimeve kryesore ka qenë krijimi i hapsirave të reja publike , ne konsiderojmë që Prishtina ka mungesë të hapsirave publike , gjelbërim ku fëmijët tanë , qytetarët e lirë , studentët, pleqtë lëvizin lirshëm në qytet, andaj ky është edhe vizioni jonë.”, tha Zogaj

“Të pakënaqur janë kryesisht vozitësit , e një statistikë të ju jap: vozitësit në Prishtinë janë as 30% e popullatës, 70% e tutje janë jo vozitës . Ata kryesisht lëvizin në këmbë, janë këmbësor , gjithashtu e frekuentojnë trafikun urban edhe autobusët, e një pjesë e vogël dalin me makina. Dhe një fakt tjetër shumë interesant shumica e makinave në Prishtinë janë me nga një udhëtar gjë që tregon se është totalisht jo efiçiente edhe udhëtimi nëpër Prishtinë . Ne po mundohemi që këtë me ndryshu me shumë masa, një masë është edhe kjo . Vendimi për bulevard deri të katedralja është vendim final i qeverisjes sonë, d.m.th nuk ka aty kthim prapa”, shtoi Zogaj./21Media

Back to top button