Zogaj: Rasti i 11- vjeçares nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj ka thënë se rasti i 11- vjeçares, e cila dyshohet se është dhunuar, nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë.
Në një konferencë për media, Zogaj kritikoi qeverinë e cila sipas tij e ka targetuar në mënyrë tendencioze sistemin gjyqësor duke tentuar të cenojë pavarësinë e tij, derisa po fliste edhe për çështjen e të miturës u përballë me protestë nga aktivistë të shoqërisë civile.
Këta të fundit kanë thënë se Zogaj duhet të kërkojë falje sipas tyre për dështimin e gjykatësve në mbrojtjen e grave.
Zogaj ka thënë se në Kosovë çështja e cenimit të integritetit seksual është zinxhir dhe përgjegjësia bartet edhe te qendrat rehabilituese.
Ai i ka bërë thirrje qeverisë që të ketë në vëmendje nevojën e investimeve në këtë drejtim meqë sipas tij gjyqtarët për përballen me mungesë të ekspertizave profesionale, të cilat janë përgjegjësi e institucioneve të vendit.
Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, akuzuan gykatësit e prokurorët për rastin e të vazjës 11-vjeçare.

Ai tha se vetting në gjyqësor është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm./21Media
Back to top button