Zogaj thotë s’ka asnjë dyshim se Përparim Rama e mund Glauk Konjufcën në Prishtinë

Lajm i përditësuar
Zogaj thotë s’ka asnjë dyshim se Përparim Rama e mund Glauk Konjufcën në Prishtinë
Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, në emisionin “Click” në RTV21 u shpreh i bindur se LDK-ja do të dalë shumë mirë në zgjedhjet lokale, përfshirë edhe Prishtinën.
Kur u pyet se nëse LVV-ja e kandidon Glauk Konjufcën, Përparim Rama do ta mundë atë.
“Pa asnjë dyshim, me këto punë që janë bërë në Prishtinë, ne jemi të bindur se mandati i dytë i Ramës në Prishtinë… e tregojnë edhe sondazhet që jemi në pozicion shumë të mirë në zgjedhjet lokale”, u shpreh ai.
“Po t’i kishim 48 deputetë, në dy javët e para do t’i krijonim institucionet”, Zogaj kritikon LVV-në për mungesë të urave të bashkëpunimit
Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, në emisionin “Click” në RTV21 tha se po t’i kishin 48 deputetë si Lëvizja Vetëvendosje aktualisht, do të ishin duke qeverisur.
Ai kritikoi Vetëvendosjen për mungesë të urave të bashkëpunimit.
“Kjo situatë është rezultat i rrënimit të bashkëpunimit të Vetëvendosjes me partitë tjera…”, tha Zogaj.
“Do me qeverisë gjithmonë i vetëm me arrogancë, sistemi politik në Kosovë kërkon bashkëqeverisje. Po t’i kishte LDK-ja 48 deputetë sot, do t’i kishim qenë duke realizuar qëllime. Me 48 numra ne do t’i kishim krijuar institucionet në dy javët e para, sepse kemi ura bashkëpunimi”, u shpreh Zogaj.
Zogaj: I thamë JO për bashkëpunim LVV-së dhe Kurtit
Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, në emisionin Click në RTV21 foli për ftesën që lideri i LVV-së i bëri LDK-së për bashkëpunim në qeverisje.
Kur u pyet se a i tha LDK-ja LVV-së jo për bashkëpunim apo liderit të saj, ai u përgjigj:
“I thamë Lëvizjes Vetëvendosje dhe, normalisht, përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje, zotëri Kurtit”, tha ai.
Më tej tha se qëndrojnë në idenë për qeverisje gjithëpërfshirëse njëvjeçare.
Votimi i fshehtë, Zogaj: Mund të ketë marrëveshje për me kontrabandu zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit
Deputeti i LDK-së Alban Zogaj në emsionin Click në RTV21 tha se Vetëvendosje ka pasur përpjekje që të komunikojë me deputetë të LDK-së.
“Kjo mund të jetë edhe arsyeja pse dëshriojnë votim të fshehtë , mund të ketë marrëveshje të fshehtë për me kontrabandu zgjedhjen e Kryetarin e Kuvendit”, tha Zogaj.
Zogaj: Mbajtja e dy palë zgjedhjeve për një ditë do ta cenonte demokracinë
Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, në emisionin Click në RTV21 tha se nuk e përkrahin idenë që të bëhen përnjëherë zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale.
“Ne mendojmë që dy palë zgjedhje në të njëjtën ditë do të ishte e vështirë për menaxhim, por edhe cenim i demokracisë, sepse qytetarët e kanë të vështirë të zgjedhin dy palë qeveri në të njëjtën kohë. Paraqitja e platformave politike bëhet shumë e vështirë para qytetarit. Ne mendojmë se nuk do të duhej të ndodhte një gjë e tillë”, tha Zogaj.
Zogaj: Ka një pajtim që zgjedhjet lokale të mbahen në mes të tetorit
Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj në emisionin “Click” në RTV21 tha foli rreth takimit të sotëm të Presidentes Osmani me liderët e partive për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve lokale.
Ai tha se ka një pajtim që në mes të tetorit të mbahen këto zgjedhje.
“12 apo 19 tetor nuk kemi problem me këto data ne jemi duke u përgatitur”, tha ai./21Media