Zonja e Parë e Ukrainës: Askush nuk ma merr burrin, madje as lufta

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska së bashku me bashkëshortin e saj Volodymyr Zelensky ka dhënë një intervistë për televizionin ukrainas RADA.
Kjo është hera e dytë që çifti shihen bashkë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, pasi ajo ka qenë në një vend të panjohur për sigurinë e saj.
Olena tha se fillimi i luftës është sprova më e keqe.
“Nuk mund të them se ka ndryshuar diçka shumë që nga fillimi i kësaj lufte. Ai ishte dhe mbeti njeriu dhe njeriu i besueshëm, këndvështrimi i tij nuk ndryshoi”, tha Olena.
Mirëpo kur kjo e fundit u pyet nga prezentuesja, se a ia ka marrë lufta praktikisht burrin?
Ajo u përgjigj ”Nuk ma merr njeri burrin, as lufta. Ai jeton në punë, mezi e shohim. Kemi dy muaj e gjysmë që nuk e kemi parë fare, kemi folur vetëm në telefon”, ka thënë Olena./21Media

Back to top button