FSK-së brenda këtij viti do të pranojë edhe 600 ushtarë të rinj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se brenda këtij viti do të hapet konkurs për pranimin e 600 ushtarëve të rinj.
Mehaj ka theksuar se për 11 muaj janë rekrutuar 1240 ushtarë.
”Me punë e përkushtim, nuk ka asgjë të pamundur. Në mbrojtje e në shërbim të Republikës nuk ka asgjë që na ndalë. Brenda këtij viti do të hapim konkrusin edhe për 600 ushtarë të rinj, do të rrisim edhe më tutje kapacitetet tona mbrojtëse. Krahas kësaj, blerja e armatimit vazhdon të mbetet prioriteti ynë kryesor”, ka shkruar Mehaj.
Ky i fundit ka theksuar se ushtria e vendit tonë është siguria e vendit dhe e qytetarëve, është garancë për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm./21Media

Back to top button